Drogba, ‘Beckhami i Kinës’

Didier Drogba shpreson se mund të rrit profilin e futbollit kinez ngjashëm me atë që bëri David Beckham për Major League Soccer.
Ish sulmuesi i Chelseas nënshkroi për Shanghai Shenhua pasi udhëhoqi gjigantin londinez drejt triumfit në Ligën e Kampionëve. Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë beson se mori vendimin e duhur duke vazhduar karrierën në Kinë.
“Është një sfidë. Njerëzit thonë se futbolli kinez nuk është aq i mirë. Ndoshta është pak sa ambicioze për të përmendur si referim David Beckhamin por njerëzit thanë njësoj kur ai shkoi në Amerikë”, deklaroi Drogba.