E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA ka “turpëruar” Afridin

Vëllai i mjekut pakistanez, i cili u burgos pasi dyshohet se e ndihmoi CIA-n që t’i bie në gjurmë Osama Bin Ladenit, thotë se Shtetet e Bashkuara e kanë “turpëruar” vëllanë e tij.

Në një intervistë ekskluzive, Jamil Afridi tha për Reuters se është i shqetësuar thellë për sigurinë e vëllait të tij, Shakil Afridit, i cili është duke u mbajtur në qeli në një burg në Peshavar.

Afridi u dënua me 33 vjet burg, pasi zyrtarisht u akuzua se e ka ndihmuar grupin militant Lashkar-e-Islam.

Por mbështetësit e Afridit thonë se, megjithatë, burgosja e tij është shpagim për rolin e tij në ndihmën e zyrtarëve amerikanë për ta zbuluar vendstrehimin e Bin Ladenit në Abbottabad, në vitin e kaluar.

Zyrtarët e burgut thonë se e kanë vendosur Afridin në izolim, për ta mbrojtur nga militantët e burgosur, të cilët janë të etur për të marrë hak për vdekjen e Bin Ladenit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›