Drogba: Jam krenar që vazhdova me Chelsean

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, thotë se ai është personi më i lumtur në botë pasi ka nënshkruar marrëveshje të re me Chelsean, e cila e mban atë në Stamford Bridge deri në vitin 2012. "Vendosa të vazhdoj kontratën time me Chelsean edhe për dy vite tjera dhe jam shumë i lumtur dhe krenar që do të vazhdoj të mbaj fanellën blu. E dua klubin, ndjehem mirë dhe dua të vazhdoj të fitoj tituj", ka thënë sulmuesi i Bregut të Fildishtë, i cili do të kalojë rreth gjashtë javë në Kupën Afrikane në fillim të vitit 2010
"Qëndrova sepse jam ambicioz për të fituar më shumë trofe, për të rikthyer titullin e Ligës Premier, për të fituar kupat. Kjo është se pse e kam vazhduar qëndrimin në Chelsea", u shpreh Drogba.
"Qëndrova sepse jam ambicioz për të fituar më shumë trofe, për të rikthyer titullin e Ligës Premier, për të fituar kupat. Kjo është se pse e kam vazhduar qëndrimin në Chelsea", u shpreh Drogba.