Xabi: Nuk kam armiqësi me Benitez

Nënshkrimi i ri i Real Madridit, Xabi Alonso, thotë se ai nuk ka pasur armiqësi me menaxherin e Liverpoolit, Rafa Benitez, pasi u largua nga Anfield këtë javë."Kam përsëritur disa herë se raporti ynë ishte profesional, një respekt i dyanshëm, normal në mes të trajnerit dhe lojtarit. E respektoj dhe e falënderoj për mundësinë që më ka dhënë", ka thënë Xabi. "Lamtumira ishte tërësisht e shkurtër, çdo gjë ndodhi shumë shpejt dhe nuk kisha kohë të përshëndetem si duhet. Dua të rikthehem dhe t'u them lamtumirë bashkë-lojtarëve të mi dhe Rafa", ka shtuar spanjolli.