E Diel, 1 Nëntor 2026

Siberi, kryeministri rus Putin vijon pushimet e veçanta

Not në Enisei dhe pak në lumin Khmemick, një zhytje në bordin e një mini-nëndetseje dhe një kalërim ë stepat siberiane. Fotot dhe videot e një "super-Putini" kanë bërë xhiron e botës. Kryeministri rus po kryen disa pushime të shkurtëra në Siberi. Në periudhën e tij të pushimeve, Putin ka mundur të zbulojë pasionet e tij për kafshët; pasionet e tij për shkencën (duke u konsultuar me studiues mbi migracionin e peshqve dhe gjallesave detare); pasionet sportive duke bërë not dhe hipizëm; si dhe duke u treguar një person që adhuron natyrën në përgjithësi. Në republikën e Tiva-s, ku në vitin 2007 kishte shkuar në shoqërinë e princit Albert të Monakos, Putin gjeti kohë që të bisedojë edhe me një pastor, pavarësisht se ai e fliste shumë keq rusishten. Sipas agjencive moskovite të lajmeve, Putin ka vizituar shtëpinë modeste të burrit dhe i ka dhuruar një orë të birit të pastorit. Pastori ia ka kthyer dhuratën duke i dhënë një kalë, me të cilin kryeministri rus ka bërë një shëtitje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›