Skandal ne turneun e Mesdheut shqiptaret zihen me grushte
Skandal te kuqezinjte e salles ne turneun e pare nderkombetar te Mesdheut qe eshte duke u zhvilluar ne Tripoli te Libise. Nje shkembim fjalesh mes Hackovise dhe Pacramit ne fushen e lojes per nje goditje denimi qe kishin fituar kuqezinjte te cilen e ka ekzekutuar durrsaku eshte kthyer ne shkembim grushtesh ne fund te ndeshjes. Tensioni ka vazhduar dhe ne stolin e rezervave per tu finalizuar ende pa mberritur ne dhomat e zhveshjes. Pacrami e Dervishi por edhe Hackovija jane zene me njeri-tjetrin aq sa durrsaku eshte vene poshte madje edhe duke i grisur fanellen. Nderhyrja e pjeses tjeter te kuqezinjve si dhe e forcave te sigurise te pallatit te sportit 23 Shtatori ka bere qe sherri per momentin te shuhej. Ngjarja ka ndodhur ne sy te vezhguesit spanjoll Pedro Galan Nieto i cili se bashku me gjyqtaret e ndeshjes ka mbajtur shenimet e tij ne protokollin e lojes pas se ciles pritet dhe masa ndeshkuese per lojtaret tane. Ndersa per sa i perket ndeshjes me Greqine ndryshe nga takimet e tjera ka pasur dhe nje dyndje te forcave te sigurise. Takimi ka nisur mire per tanet ku qe ne fillim Hackovija Lumanaj e Sejfullaj kane paralajmeruar golin i cili erdhi ne minuten e 5-te. Nje eurogol i Alban Nezirit nga jashte zone i kenaq tanet. Ka edhe raste te tjera pas avantazhit kur Pacrami e detyron
portierin grek te beje nje hedhje te veshtire per te evituar golin e dyte. Hackaj nga krahu tjeter pas hedhjeve spektakolare nuk ka mundur te evitoje golin e Theodoropulos. Ne fundin e pjeses se pare kur po dukej sikur po perfundonte me barazim greket kane gjetur dhe golin e dyte nga Manos. Pjesa e dyte ka qene me e qete dhe dominuar nga greket.
Nga Tripoli Gjergj Vyshka
Greqi - Shqiperi 2-1
Golat Theodoropulos 11 Manos 20/Neziri 9
Greqia Akis Gkritzalis Artinos Delaportas Manos/Stratis Kouvaras Troulikatsis Panaou Theodoropulos Trajner S.Solemes
Shqiperia Hacka Lumanaj Neziri Bllaca Hackovija/Dajko Sejfulla Memetaj Pacrami Haxhia Trajner R.Konci
Gjyqtare Sh.Lamti Tunizi S.Nouri Marok
Kartone te verdhe Theodoropulos/Memetaj Hacka