Teuta luan tenis me Bylisin
Durrsaket arriten nje fitore spektakolare duke kaluar ne rrjeten ballshiote plot gjashte topa. Formacioni i Edi Martinit luajti shume i motivuar dhe kishte nxjerre perfundimet e pritshme ne analizat e zhvilluara pas humbjes me Tiranen. Teuta shenoi ne 90 minutat e ndeshjes me Bylisin aq sa kishte realizuar ne nente ndeshje te marra se bashku. Goleada e Teutes ndaj ballshioteve eshte e vetmja e gjate 10 javeve te Superliges shqiptare.
Goleada nisi ne minuten e 12-te kur i riu Pepa hapi siparin e ketij takimi. Me pas erdhi goli i Hoxhes nga goditja e denimit ai qe u dha edhe goditjen me te forte ballshioteve pasi erdhi vetem kater minuta me vone. Nuk mbaronte ketu. Ne fraksionin e pare te lojes kishte kohe edhe per golin e pare te Arjan Shetes me Teuten per kete sezon. Ne fraksionin e dyte te lojes pritej reagimi i Bylisit por ne fakt vazhdoi epersia e vendasve. Durrsaket vazhduan mrekulline e 45 minutave te para. Loje e shpejte qarkullim i dendur i topit dhe ndertim i sulmit me sa me pak stacione. Ne sulmin mik u rreshtuan tre sulmues Guy Xhafa dhe Dimo te mbeshtetur nga mesfusha por pa mundur qe te rrezikojne porten e
Rizvanit. Nga ana tjeter bashkepunimi ota-Pepa gatoi golin e katert. Krejt i vecante per nga menyra e ekzekutimit do te ishte edhe goli i peste i Mirel otes. Perqendrim shpejtesi saktesi dhe improvizim. Roveshata e perkryer dhe topi varet ne rrjete. Edhe goli i gjashte mbulohet nga aftesite e librazhdjotit. Mbaron ketu Teuta shkelqen Bylisi fundoset.
Superiore/Java 10
Te shtunen
Shkumbini-Tirana 1-3
Besa-Kastrioti 0-0
Dinamo-Laci 3-3
Te dielen
Vllaznia-Elbasani 3-0
Flamurtari-Skenderbeu 4-0
Dje
Teuta-Bylis 6-0
Pepa 12 55 A.Hoxha 16 Sheta 22 ota 75 86
Renditja
Ekipi ND F B H P
1. Dinamo 10 7 2 1 23
2. Flamurtari 10 7 1 2 22
3. Skenderbeu 10 6 1 3 19
4. Tirana 10 4 3 3 15
5. Teuta 10 4 3 3 15
6. Shkumbini 10 4 2 4 14
7. Vllaznia 10 4 2 4 14
8. Laci 10 3 2 5 11 9. Besa 10 1 5 4 8
10. Kastrioti 10 1 5 4 8
11. Bylis 10 2 1 7 7
12. Elbasani 10 2 3 5 6
Shenim Elbasani minus 3 pike ne renditje i denuar
nga FIFA per shkak te ceshtjes Darko Peric.
Leonard Karaj