E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba është pranë rinovimit të kontratës me Çelsin

Londër - Didier Drogba është pranë rinovimit të kontratës së tij me klubin e Çelsit. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë në ndeshjet e fundit është rikthyer në formen e tij më të mirë, duke u bërë protagonist i londinezëve në disa takime.

Për mundësinë e rinovimit të Drogbasë me Çelsin, menaxheri i tij shprehet: “Didi është i lumtur këtu në Londër. Javët e fundit është rikthyer në formën e dikurshme dhe dëshiron të qëndrojë akoma tek Çelsi".

Shumë klube në Europë ishin të interesuara për të marrë shërbimet e futbollistit Drogba, por rinovimi i kontratës pritet t’i vendosë kapakun të gjitha mundësive që e shihnin atë larg Çelsit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›