Evra: Tani nuk ka më humbje për Mançesterin
Mançester - Patrik Evra shprehet i bindur se humbjet e fundit të Mançesterit nuk do të përsëriten më. Deklarata e mbrojtësit të kampioneve vjen pas humbjeve që kjo skuadër pësoi në përballjet me Liverpulin dhe Fulhamin.
“Në këto tri vite është hera e parë që humbas dy ndeshje radhazi me Mançesterin. Jam i sigurtë se gabime të tilla nuk do të përsëriten më nga skuadra jonë", deklaroi Ptrik Evra për të përditshmen franceze L'Equipe.
Mançesteri ndodhet në krye të Premier Ligës angleze me 65 pikë, një më shumë se Liverpuli i vendit të dytë. Kujtojmë që skuadra e drejtuar nga Sir Aleks Ferguson ka një ndeshje më pak.