E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba futet në planet e Interit për merkaton e janarit

Milano - Interi duket më i vendosur se kurrë për të afruar në skuadër një sulmues të kalibrit të lartë, për të krijuar dyshen me Ibrahimoçin. Pas Benzemasë, Morati kërkon të fillojnë bisedimet konkrete edhe me sulmuesin e Çelsit, Didier Drogbanë.

Drogba shihet me shumë prioritet për tu afruar në merkaton e janarit, pasi lojtari kërkon të nisë një aventurë të re, këtë herë në kampionatin Italian. Kujtojmë që sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ishte mjaft i lidhur me teknikun Murinjo, gjatë kohës që ky drejtonte Çelsin.

Mbrëmë drejtori teknik i Interit, Marko Branka, darkoi me menaxherin e lojtarit, Xhorxhe Mendez, në një restorant të Londrës. Me këtë lëvizje, në merkaton e janarit, lidhet edhe fati i Adrianos për të ardhmen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›