Klaren Sedorf shpreh dëshirën për të mbyllur karrierën në Angli
Milano - Klaren Sedorf kërkon të luajë në Angli përpara se të varë këpucët në gozhdë. Mesfushori 32-vjeçar i Milanit ka një karrierë të pasur futbollistike. Holandezi kuqezi ka fituar 4 herë Ligën e Kampioneve me tre klube të ndryshme, ky është një rekord më vete për të.
Në një pronocim për Daily Telegraph, ai është shprehur: “Më pëlqen shumë të luaj në Premierligë, dhe kush nuk do ta pëlqente një gjë të tillë?! Është një nga kampionatet më të fortë në botë. Jam shumë i kënaqur tek Milani, por asnjëherë nuk dihet sesi rrjedhin ngjarjet. Zhvillimet në këto pesë vitet e fundit në Premierligë janë magjepëse”.
Në kampionatin anglez i interesuar për shërbimet e holandezit është ekipi i Arsenalit, i cili mund t’i bëjë një shërbim të mirë trajnerit Venger.