Drogba, i gatshëm për Barcelonën

Sulmuesi i Chelseas, Didier Drogba pritet të jetë i gatshëm për lojë në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës pasi ka stërvitur të dielën.
Ylli i Bregut të Fildishtë, realizatori i golit të fitores 1-0 nga dueli i parë në Stamford Bridge, mungoi në takimin kundër Arsenalit të shtunën për shkak të një dëmtimi që pësoi ndaj katalanëve.
Por, mediet angleze kanë njoftuar se Drogba ka stërvitur të dielën dhe do të jetë në dispozicion të menaxherit Roberto Di Matteo për ndeshjen e së martës mbrëma në Nou Camp.