E Shtunë, 31 Tetor 2026

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e Chavezit?

Sëmundja e kancerit ka përparuar aq shumë, sa presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, është detyruar të përdorë bastunin për të ecur.

Në këtë përfundim ka arritur doktori venezuelas i sëmundjeve kancerogjene, Jose Marquina. Marquina jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, sëmundja e kancerit i ka prekur kokën e njërit femur presidentit Chavez dhe “dëmi” është aq i madh, sa ka shkaktuar kufizime në ecje për të.

Megjithatë, këto janë zëra që po qarkullojnë në rrjetet sociale, kryesisht në Tëitter dhe për momentin nuk ka asgjë zyrtare nga Karakasi për shëndetin e presidentit.

Hugo Chavez, 57-vjeç, u diagnostikua me një tumor malinj në zonën e legenit në vitin 2011 dhe që prej atëherë i është nënshtruar dy operacioneve kirurgjike, si dhe disa seancave të kimioterapisë dhe radioterapisë, kryesisht në Kubë.

E ndërsa Chavez vazhdon betejën e tij me kancerin, tetori po afron. Në këtë muaj në Venezuelë do të mbahen zgjedhjet presidenciale, ku presidenti aktual, i cili kërkon një mandat të ri 6-vjeçar për të vazhduar “revolucionin socialist”, do të përballet me një kandidat të fortë nga opozita, liderin e saj, Henrique Capriles Radonskin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›