E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba mund të mbetet në Chelsea

Menaxheri i Didier Drogbas ka theksuar se sulmuesi mund të vazhdojë qëndrimin e tij në Chelsea.

E ardhmja e 34 vjeçarit ka qenë në qendër të spekulimeve për një kohë pasi kontrata e tij me gjigantin londinez skadon në fund të këtij sezoni. Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë është kërkuar nga Shanghai Shenhua, Milan dhe së fundmi Juventus.

Por, përfaqësuesi i tij, Thierno Seidy ka thënë për L’Equipe: “Përfundimi i karrierës në Stamford Bridge? Ai nuk e ka ndryshuar mendjen. Jemi në bisedime”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›