E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamburg i interesuar për Kuytin

Drejtori i Hamburgut, Frank Arnesen ka thënë se klubi nga Bundesliga është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Dirk Kuyt në fund të sezonit.

Reprezentuesi holandez ka dështuar të zë vend në formacionin bazë të Liverpoolit dhe spekulohet se mund të largohet nga Anfield Road gjatë verës.

“Një futbollist si Kuyt, mund ti ndihmoj çdo skuadre. Ai është futbollist i vërtetë ekipor me qëndrim të shkëlqyeshëm”, deklaroi Arnesen për Bild. Por, menaxheri i Kuytit, Rob Jansen ka insistuar se ende nuk është kontaktuar nga përfaqësuesit e Hamburgut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›