Man Utd pas Ozilit

Manchester United është në kërkim të një mesfushori ofensiv për sezonin e ardhshëm. Pas interesimit të gjatë për yllin e Interit, Wesley Sneijder dhe plejmejkerin e Tottenhamit, Luka Modric, mediet britanike kanë njoftuar se gjiganti nga Old Trafford ka një objektiv të ri.
Në shënjestrën e kampionit në fuqi të Premierligës është shfaqur mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil.
Reprezentuesi gjerman, deri më tani gjatë këtij sezoni ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Santiago Bernabeu dhe ka rënë në sy të drejtuesve të Unitedit.