Liga e Europes derbi spanjoll

Pas dy ditëve të dedikuara për gjysmëfinalet e Champions League, tashmë do të zhvillohen gjysmëfinalet e Europa League. Në “Visente Kalderon” luhet derbi spanjoll ndërmjet Atletikos së Madridit dhe Valencias. Dy skuadra me bombera të mëdhenj, si Falkao dhe Soldado. Trajneri i madrilenëve, Diego Simeone nuk do të ketë në dispozicion kapitenin Antonio Lopez, portugezin Silvio të dëmtuar dhe uruguaianin Diego Godin të skualifikuar.
“Është një ndeshje e vështirë, kundër një rivali të fort, me lojtarë shumë cilësor. Stili I tyre I lojës është shumë direct dhe Valencia është një ekip që krijon raste për shënim. Do të përpiqemi ta fitojmë këtë ndeshje. Jemi të lumtur për faktin që luajmë në gjysmëfinale, të gjithë kanë bërë një punë të mrekullueshme, por do të japim më të mirën të arrijmë finalen”
Atletiko e ka mundur Valencian me rregullin e golave jashtë fushe në çerekfinalet e përpara dy vjetëve, megjithatë skuadrat kanë ndryshuar shumë nga ajo periudhë. Tekniku i Valencias, Unai Emeri ka preferuar ta hedhë pas shpine atë eliminim mes polemikave, duke theksuar se ekipi i tij “është I përqendruar vetëm te kjo ndeshje”, ku synon rezultat pozitiv për të mbetur në garë për një vend në finale. “E prisnim këtë shans dhe tashmë duam ta shfrytëzojmë”, shtoi ai.
Atletiko Madrid paraqitet në derbin spanjoll pas nëntë fitoreve radhazi në kupat e Europës, por me probleme në kampionat ku rrezikon të mbetet jashtë ndeshjeve ndërkombëtare për sezonin tjetër, ndërsa Valencia është e treta në La Liga dhe në garë për një vend në Champions League.