Drogë Made in “Dabishec”

Është arrestuar një person në fshatin Dabishec të Prishtinës pasi që në pronën e tij në një serë janë gjetur 110 bimë të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, të cilat i dyshuari ishte duke i kultivuar.
Bimët e dyshuara narkotike janë konfiskuar e pastaj janë asgjësuar në një vend të sigurt. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, përderisa njësiti antidrogë është duke u marrë me rastin./Indeksonline/