E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu kërkon zbardhjen e vrasjeve të pasluftës

Ish - presidenti ,Fatmir Sejdiu bëri homazhe dhe vendosi kurorë lulesh pranë varrit të Shaban Manajt, në 13 vjetorin e vrasjes.

Me këtë rast, Sejdiu u prit nga bashkëshortja, djemtë, vajza dhe vëllezërit e Shaban Manajt.

Fatmir Sejdiu, çmoi lartë veprimtarinë e Shaban Manajt si një atdhetar, politikan, veprimtar i shquar i Lëvizjes për pajtimin e gjaqeve dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut , avokat i mirënjohur i Kosovës dhe kontributin e tij të vazhdueshëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës, posaçërisht në ndërtimin e institucioneve , në organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve që nga viti 1992 deri më 1998 si dhe referendumin për pavarësi ku pati një rol të veçantë.

Në fund Sejdiu tha se është nevojë imediate që sa më parë të zbardhen gjithë vrasjet e pasluftës, në mënyrë që akterët e këtyre krimeve të marrin dënimin e merituar./koha/Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›