Drogë, armë dhe duhan, pranga shqiptari në Greqi

Policia greke bëri të mundur ndalimin e një 27 vjeçari shqiptar në Korinth, pas informacioneve të mbledhura se ishte përfshirë në trafikun e drogës dhe duhanit kontrabandë.
Gjatë kontrollit në banesë u zbulua një pistoletë, 791 gramë lëndë narkotike e llojit kanabis si dhe duhan kontrabandë, i cili ishte destinuar për shitje, transmeton Noa.
Krahas tyre u gjetën edhe materiale për paketimin e lëndës narkotike, ndërsa thuhet se i ndaluari prej kohësh merrej me tregtinë e lëndës narkotike dhe futjen e duhanit kontrabandë në shtetin helen.
27 vjeçari u dërgua në ambientet e paraburgimit ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë. /Indeksonline/