Droge dhe arme, ne mes nje polic
Ornela Hila
Operacioni i koduar "Spanjolli", ka bllokuar ne oret e para te mengjesit te djeshem nje sasi te konsiderueshme lendesh narkotike, pajisjet e prodhimit, arme dhe municione. Aksioni i filluar ne oren 01:20 eshte mbyllur mesditen e djeshme me arrestimin e 7 personave, njeri prej te cileve efektiv i policise se Himares. Ne "daren" policore kane rene Dhimiter Kumaraku, 38 vjec, lindur ne Roskovec e banues ne Fier, Novruz Bajrami, 30 vjec, lindur dhe banues ne Mallakaster, Mehmet Spaho, 28 vjec, lindur e banues ne Elbasan, Andrea Kumaraku, 41 vjec, lindur e banues ne Fier, Rrapi Ago, 32 vjec, lindur e banues ne Fier, Rrapi Kola, 55 vjec, lindur ne Roskovec dhe banues ne Durres, Bashkim Sherraj, 35 vjec, lindur ne Sevaster dhe banues ne Vajze te rrethit te Vlores, ky i fundit me detyre efektiv i rajonit te policise se Himares. Sipas policise, 7 personat jane arrestuar ne kushtet e flagrances dhe jane derguar ne dhomat e paraburgimit te Vlores ne pritje te gjykimit per veprat penale te "trafikut te lendeve narkotike", dhe "prodhim e mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake".
Droga u zbulua ne vendin e quajtur Marinez, te rrethit te Fierit, prane oficines se Ndermarrjes se Nxjerrjes se Naftes. Lenda narkotike u gjet ne bagazhin e autobusit tip "Mercedes Benz", me targa FR 5841 C, prone e Dhimiter Kumarakut. Gjate aksionit u kapen dhe u sekuestruan 72.5 kg lende narkotike e llojit kanabis sativa ne gjendje te presuar. Droga ishte sistemuar ne 4 thase me ngjyre te bardhe, te mbyllur ne pjesen e siperme me tel. Brenda secilit thes ndodheshin pako te vogla ne forme paralelpipedi, te mbeshtjella me natriban te tejdukshem, te cilat ne brendesi mbanin drogen. Ne vijim u bllokuan 3 pistoleta me fisheke, disa arme gjahu, fisheke armesh gjahu e pistolete, krehra "Kallashi" dhe 4 automjete. Gjithashtu jane sekuestruar edhe nje radio marrese-dhenese e markes "Kirisun", 10 aparate celulare si dhe 20 mije euro. Gjate kontrollit ne nje bar-hotel ne pronesi te Kumarakut, policia bllokoi edhe nje sere pajisjesh, qe sherbenin per perpunimin dhe presimin e kanabisit. Policia tha se droga kishte destinacion grykederdhjen e Semanit, per t'u transportuar me pas per ne Greqi dhe Itali.