E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gjoba e fundit", prokuroria kerkon burg e gjobe per tatimoret

Zyrtaret e Policise Tatimore, te arrestuar gjate operacionit te koduar "Gjoba e fundit", vjeshten e vitit te kaluar ne Tirane, rrezikojne denimin me rreth 19 vjet burg dhe 6 milione leke te reja gjobe. Gjate seances se pretences diten e djeshme, perfaqesuesi i akuzes u kerkoi togave te zeza, te kryesuara nga gjyqtari Ilir Celiku, deklarimin fajtor per shtate te pandehurit, nje prej te cileve ndermjetes per gjobeveniet ndaj bizneseve dhe denimin e tyre jo vetem me burg. Kjo ishte seanca e trete, qe zhvillohej per grupin e tatimoreve, pasi me pare ata kane pranuar te procedohen me gjykim te shkurtuar, duke perfituar ne kete menyre uljen e nje te tretes se denimit per "korrupsion pasiv e aktiv te personave qe ushtrojne funksione publike". Flamur Mallkuci, ish-drejtor i Policise Tatimore, rrezikon 5 vite burg dhe 1,8 milione leke gjobe, Arjan Pashaj, 2,6 vite burg e 6,5 milione leke gjobe. Ndersa Genc Murthi, Dritan Metani, Migen Katroshi, oficere tatimore, Klodjan Myftari, ekonomist i nje firme private dhe Aurel Cenolli, ndermjetes, sipas prokurorise duhet te denohen me 11 vite burg se bashku dhe gjobe 4 milione leke. Ata akuzohen se, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, u vinin gjoba bizneseve ne autostraden Tirane-Durres, duke shfrytezuar postin qe kishin ne Policine Tatimore. Ish-punonjesit e tatimeve rane ne pranga ne shtator te vitit te kaluar ne dy faza. Fillimisht me arrestimin e 5 tatimoreve dhe financierit te "Tar Tenda" dhe me pas venien ne pranga zyrtarit tjeter, Arjan Pashaj, ne ate kohe drejtues i rajonit nr. 2 te deges se tatimeve. Sipas hetimeve, ka rezultuar se te pandehurit, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, detyronin biznese te ndryshme te paguanin gjoba te padrejta, ose ne te kundert do t'u mbyllej aktiviteti. Shumat, te cilat duhet te paguanin bizneset, varionin nga 2 mije deri ne 4 mije euro.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›