Droge e prostitucion policia gjurmon lokalet tallava

Te premten ne mbremje policia nisi kontrollet ne lokalet periferike me muzike turbofolk te dyshuara si baza kriminaliteti
Pronari i lokalit dhe bodigardi i tij kapen me pistolete TT dhe nje automatik Kallashnikov
TIRANE- Policia sulm mbi lokalet me muzike tallava te dyshuara si qendra porostitucioni dhe te perdorimit te droges. Pronari i nje lokali me muzike te kesaj rryme muzikore u ndalua nga policia pasi gjate kontrollit te lokalit ne rrugen Dervish Hima prane shkolles se mesme Partizani u gjeten dy arme zjarri nje pistolete TT dhe nje automatik Kallashnikov. Aurel Dizdari eshte pronari i lokalit i arrestuar te cilit iu kap nje automatik kallashnikov ndersa Zhuljan Duka bodigardi i lokalit u kap pasi iu bllokua nje arme zjarri pistolete.
Te dy personat sipas burimeve te policise u arrestuan ne flagrance me akuzen e mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve ne bashkepunim. Nderkaq gjate kontrollit te kryer ne kete lokal shoqeroi edhe tete femra te mitura te moshes 15- 18 vjecare te cilat dyshoheshin se perdoreshin per prostitucion nga pronaret e lokalit.
Ato perdoreshin figurativisht nga lokali si balerina por Policia e kryeqytetit dyshon se ato perdoreshin per qellime prostitucioni. Vajzat jane shoqeruar ne ambientet e Drejtorise se Policise se Tiranes ku jane marre ne pyetje nga oficeret e zyres se hetimit te Trafiqeve.
Operacioni
Mbremjen e djeshme efektivet e Drejtorise se Policise se Tiranes si dhe te komisariatit nr.4 te mbeshtetur edhe nga efektivet e FNSH-se nisen nje kontroll ne nje sere lokalesh ne periferite e Tiranes ne lokale te identifikuara me pare si te njohur per muziken tallava qe perdornin ne ambientet e tyre.
Nderkaq sipas burimeve te policise kjo kategori lokalesh jane identifikuar dhe dyshuar prej saj ne baze te informacioneve se perdoreshin per qellime prostitucioni duke punesuar ne lokalet e tyre vajzat mitura me pretekstin e balerinave. Sipas burimeve te policise keto lokale ne te vertete i perdornin vajzat per qellime prostitucioni. Per disa ore me radhe efektivet e FNSH-ve kryen kontrollet ne lokalet e kesaj kategorie kryesisht ne periferi te Tiranes.
Per gjate gjithe nates Policia kontrolloi me teper se 30 lokale te medha dhe te vegjel. Nga kontrollet e policise jane shoqeruar me teper se 15 persona te dyshuar. Nder lokalet e kontrolluara dhe te dyshuara sipas burimeve te policise eshte edhe lokali ku u kapen pronari Aurel Dizdari si dhe Zhuljan Duka.
Keta te fundit jane izoluar nga policia ne komisariatin nr.4 ku edhe eshte marre ndaj tyre masa e arrestit ne flagrance me akuzen e armembajtjes pa leje ne bashkepunim. Nderkaq policia pervec dyshimeve te saj per shfrytezim prostitucioni pritet te verifikoje edhe faktin nese vajzat e mitura jane shfrytezuar per pune duke qene se ato nuk kane moshen e lejuar per te punuar.
Pronari i nje lokali ne rrugen Dervish Hima si dhe nje bodigard i lokalit u arrestuan nga policia per akuzen e mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake pasi iu bllokuan nje pistolete dhe nje automatik pa leje.
Dy arme zjarri bllokoi policia e kryeqytetit gjate kontrolleve te kryera nga ana e saj te premten dhe duke u gdhire dita e djeshme gjate nje serie kontrolle te kryera ne bashkepunim me efektivet e FNSH-se se Tiranes.
Me teper se 30 lokale jane kontrolluar ne zonat e periferise se Tiranes nga efektivet e Policise se kryeqytetit. Lokalet jane kontrolluar kryesisht per arme por policia thote se per to ka pasur informacione se ishin kthyer ne baza prostitucionit dhe droge.
Tete vajza te moshes nga 15- 18 vjecare u shoqeruan nga policia e kryeqytetit per tu marre ne pyetje pasi u gjeten ne nje lokal ne rrugen Dervish Hima prane gjimnazit Partizani. Vajzat jane shoqeruar per tu pyetur nga policia me dyshimin se shfrytezoheshin per prostitucion.
Te arrestuar
Aurel Dizdari banues ne rrugen Ferit Xhajko ne Tirane pronar i lokalit i arrestuar per nje kallashnikov te kapur.
Zhuljan Duka nga Korca banues ne Tirane bodigard ne lokal i arrestuar per nje pistolete