Droge ne Durres nje ne pranga

Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar një 44-vjeçar, në banesën e të cilit u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë, si dhe një sasi municioni luftarak. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se në banesën e Edmond Kondakçiut, në lagjen 13, e njohur si lagjia e “Plazhit”, u gjet një sasi prej 891 gram lëndë narkotike e dyshuar si kokainë, dy granata mbrojtëse si dhe një sasi fishekësh. Sipas të njëjtave burime, bashkë me lëndën narkotike dhe municionet u sekuestrua edhe autovetura e 44-vjeçarit Kondakçiu si dhe gjashtë telefona celularë. Ndërkohë që vazhdon puna për të mësuar mbi prejardhjen e lëndës narkotike si dhe mbi destinacionin dhe përsona të tjerë të mundshëm të përfshirë në trafik.