Aktivitete te shumta ne 568-vjetorin e Beselidhjes

2 marsi, si një datë historike për të gjithë kombin shqiptar do të ketë vëmendjen maksimale nga Bashkia e Lezhës, e cila do të sjellë në memorie Besëlidhjen e princave shqiptarë të vitit 1444. Kreu i bashkisë, Viktor Tushaj ka ftuar të gjithë qytetarët lezhjanë që t’i bashkohen këtyre aktiviteteve, pasi kjo datë e shënuar jo vetëm për Lezhën, por edhe për të gjithë Shqipërinë ka marrë vëmendjen e të gjitha institucioneve në vendin tonë,të personaliteteve në trojet shqipfolëse si dhe të diplomatëve që ndodhen në Shqipëri.
Festimet në përvjetorin e 568 të Besëlidhjes së Lezhës janë pjesë e aktiviteteve që organizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, por kjo ngjarje ka në vetëvete një moment të veçantë dhe historik për shqiptarët. 2 marsi i vitit 1444 shënon momentin e bashkimit të princave shqiptar që nën udhëheqjen e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skenderbeu iu kundërvunë pushtuesit osman.