E Shtunë, 31 Tetor 2026

55 e fansave te Rames ne Tuitter te rreme

Më shumë se gjysma e fansave të kryesocialistit, Edi Rama në rrjetin social "Tuitter" janë të rremë. Në këtë konkluzion ka dalë agjencia “Balkan Investigative Reporting Network”, e cila ka përllogaritur me anë të një aplikacioni të veçantë që ky rrjet social disponon  se 55% e 32 mijë e 874 ndjekësve të kryetarit të selisë rozë Edi Rama në tëitter janë fals, 34% janë inaktiv e shumë pak të angazhuar dhe vetëm 11% bëjnë pjesë në ata ndjekës ose mbështetës që mund të quhen përdorues të mirë. 
Me një gjuhë të thjeshtë llogaritë false ose të rreme janë ato që krijohen për të dërguar viruse dhe nuk korrespondojnë me persona real.
Ndërsa llogaritë inaktive janë ato që përdoruesit e të cilëve janë real, por nuk e frekuentojnë shpesh këtë rrjet 
Mbështetësit fals mund të blihen në internet dhe janë shumë faqe ato që e ofrojnë këtë shërbim me kosto 0.1 dollarë.
Që prej shtatorit të viti 2011 kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka nisur gjithnjë e më shumë të përdorë rrjetet sociale dhe blogjet për të transmetuar idetë politike, axhendën e aktiviteteve, qëndrimet kritike ndaj mazhorancës apo reagime të shkurtra ndaj zhvillimeve të momentit. 
Është përdorimi i “Tuitterit” nga ana e tij një nga arsyet që rriti popullaritietin e këtij rrjeti social në Shqipëri i lenë në hije nga “facebook” i cili ndryshe nga ky i fundit është me i përshtashëm për të krijuar ndjekës të rremë.
I pyetur nga “Balkan insight” drejtori i komunikimit në PS, Endri Fuga tha se drejtuesi I PS-se  nuk ka blerë asnjëherë përdorures të rremë në faqen e tij në tëitter. Ndërsa ka vënë në dyshim të dhënat që ka nxjerrë aplikacioni për përdoruesit e rremë. “Në Shqipëri tëitter nuk eshte rrjeti social më I përdorur, shumë persona kanë profile që nuk I përdorin, kjo mund të shpjegojë edhe numrin e lartë të profileve të rremë nëse të dhënat e profileve  që keni janë të sakta “ shprehet Fuga.
Më tej, Fuga thekson se edhe themeluesi i Microsoft Bill Gate dhe kryeministri britanik David Cameron gjithashtu kanë një numër të madh ndjekësish të rremë dhe inaktiv  besoj se ata nuk i kanë blerë përdorues të rremë dhe jam I sigurt se metoda të tilla nuk janë pjesë e punës ka përfunduar përgjigjen e tij drejtori I komunikimit në selinë rozë, Endri Fuga.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›