E Diel, 1 Nëntor 2026

Drogë në Lazarat,kapen 600 rrënjë kanabis


600 rrënjë kanabis janë asgjësuar gjatë mëngjesit të sotëm në fshtin Lazarat në Gjirokastër, ndërkohë që një person është vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni i koduar "Lindja e Diellit" është organizuar rreth ores 05 të mëngjesit, ndërkohë që është arrestuar edhe shtetasi Besard Rabaj autor i njërës prej këtyre parcelave ndërkohë që dy persona të tjerë identiteti i të cilëve dihet , por vetëm per çështje hetimi nuk bëhen publik, janë shpallur në kërkim. Sipas burimeve nga komisariati i Gjirokastrës ky shtetas ne momentin e ndalimit kishte me vete edhe municione luftarake. Nga ana e grupit hetimor është bërë kqyrja e parcelave ku ka rezultuar se çdo parcele kishte nga 200 rrënjë bimë narkotike, gjithësej 600 rrënjë bimë Canabis Sativa, të cilat janë shkatërruar dhe asgjesuar nga ana e policisë dhe një sasi është marrë në cilësinë e provës materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›