E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, kamioni përplas për vdekje të moshuarën


Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuare ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulevardin Zhan D'Ark.

Sipas informacioneve të fundit ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur 'Ura e Tabakëve' kur një 77-vjeçare u godit nga një makinë betoniere.
Viktima, Frosina Boboçi ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin ushtarak për shkak të plagëve të rëndë.
Sipas informacioneve të policisë, betonierja me targa TR 9818 J ka përplasur kalimtaren teksa kalonte rrugën. Boboçi i ka prerë rrugën kamionit, thanë dëshmitarë në vendngjarje.
Policia ka shoqëruar shoferin e betonieres, Lorenc Doka, 23 vjeç, por hetimet paraprake treguan se faj për aksidentin ka pasur e moshuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›