Tiranë, kamioni përplas për vdekje kalimtaren

Aksident pranë "Rrugë së Elbasanit" në Tiranë. Një kamion ka përplasur një kalimtare e cila ka humbur jetën për shkak të plagëve të rëndë.
E plagosura, ende e paidentifikuar ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin ushtarak. Viktima u përplas teksa po kalonte rrugën.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po kryen hetimet.