E Diel, 1 Nëntor 2026

Drogë në autobusin Tiranë-Kallamata, arrestohet 37-vjeçari me 4 kg hashash

Gjirokastër- Trafiku i drogës mori një tjetër goditje nga policia e Gjirokastrës  gjatë një tentavive për të kaluar 4 kg hashash drejt shtetit grek.

Droga u sekuestrua nga policia në një autobus të linjes Tiranë-Kallamata mesnatën e djeshme. Gjatë kontrollit rutinë në doganë policia ra në gjurmët e lëndës narkotike që ndodhej në çantën e njërit prej pasagjerëve.

Mësohet se është arrestuar 37-vjeçari Argjen Shameti nga Mallakastra, mbi të cilin tashmë rëndon akuza e “trafikut ndërkombëtar të lëndeve narkotike”. Ndërkaq mësohet se policia po punon për zbulimin e pritësve të mundshëm të drogës në shtetin grek.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Porti i Vlorës, arrestohet me 25 kg drogë një 30 vjeçar Vlorë- 25 kg lëndë narkotike, e llojit kanabis, është sekuesruar...
  2. Kurbin- Kapet me 2 kg drogë, arrestohet 34 vjeçari Kurbin- Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 34...
  3. Sarandë- Arrestohet 27-vjeçari me 2.8 kg drogë Sarandë- U arrestua sot në qytetin e Sarandës një 27-vjeçar...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›