E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Fillimi vitit, rritje të ndjeshme çmimesh

Banka e Shqipërisë rrezikon që në vitin 2010 të humbasë bastin e inflacionit. Janari, sipas raportimit më të fundit të INSTAT, edhe pa u llogaritur rritja e cmimit të energjisë elektrike ka regjistruar një normë inflacioni 3.6 për qind. Kjo shifër është shumë afër objektivit të bankës që është 4 për qind.

"Cmimet e konsumit gjate muajit janar te vitit 2010 pesuan nje rritje
prej 0.5 per qind, krahasuar me muajin e meparshem. Ndryshimi vjetor i
cmimeve te konsumit eshte 3.6 per qind, nga 2.1 per qind qe ishte nje
vit me pare. Sqarojme se ndryshimin te cmimit te energjise elektrike do
ta reflektojme ne indeksin e muajit shkurt", thote Hazbie Bunguri,
specialiste e cmimeve INSTAT.

Cmimet e mallrave që prej shtatorit 2009 kur inflacioni ishte vetëm 2
për qind kanë ardhur gjithnjë e në rritje. Kjo ka vështirësuar
vazhdimisht pozicionin e konsumatorit përballë tregjeve, si të ushqimeve
ashtu dhe të artikujve të tjerë.

"Indeksi i grupit ushqim dhe pije joalkoolike, persoi nje rritje prej 3
per qind, brenda te cilit rritjen me te madhe prej 8.1 per qind verehet
ne grupin zarzavate. Indeksi i grupit pije alkoolike dhe duhan shenoi
nje rritje prej 0.5 per qind, ku vecojme rritjen e cmimit te duhanit me
1.2 per qind, krahasuar me vitin e meparshem. Gjate muajit janar cmimet e
karburantit vazhduan te rriten, dhe konkretisht, cmimi i naftes u rrit
me 0.1 per qind, dhe cmimi i benzines me 0.7 per qind", vijon Bunguri.

INSTAT ka bërë me dije se llogaritja e cmimit të energjisë në normën e
inflacionit do të bëhet muajin që vjen pasi edhe faturat e energjisë së
janarit paguhen në shkurt.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›