E Hënë, 2 Nëntor 2026

Drogë nga Amerika Latine në Shqipëri- SPAK lëshon 13 urdhërarreste, në pranga 8 persona, mes tyre dhe policë

Goditet grupi i trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë. Operacioni i ndërmarrë sot në Shkodër me urdhër të SPAK ka vënë në pranga 8 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, mes të cilëve edhe zyrtarë policie.

Mësohet nga burime se një prej personave të shpallur në kërkim është zyrtari i policisë Erjon Dani.

Bëhet me dije gjithashtu se në qendër të hetimeve është një grup kriminal i dyshuar për trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Shqipërisë.

Operacioni ka nisur mëngjesin e kësaj të premte (11 korrik) ndërsa urdhërarrestet janë firmosur nga prokurori i posaçëm Adnan Xholi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›