E Hënë, 2 Nëntor 2026

Turizmi dentar në Lushnjë, italianët në vendin e parë, kohën e shfrytëzojnë dhe për njohjen e historisë

Italianët në qytetin e Lushnjës janë bërë si vendas. Mbi 1 000 persona në vit qëndrojnë në këtë qytet për të marrë shërbim dentar.

“Është hera e tretë që vij në Shqipëri, por në Lushnje është hera e parë. Kemi bërë kërkime në Itali për vizitat tek dentistët, por nuk vendosëm për në asnjë klinikë. Kërkuam sërish në internet dhe vendosëm për në Lushnje. Jemi ndjerë shumë mirë këtu. Njerëzit janë të dashur, ushqimi është shumë i mirë. Kemi vizituar edhe Durrësin e Vlorën”, tha një turiste.

“Jam nga Roma, këtu jemi ndier shumë mirë, kam ardhur për vizitë tek dentistët dhe po vizitojmë edhe qytetin, gjithçka është e bukur”, tha një turist tjetër.   

Turizmi dentar ka marrë formë në këtë qytet prej katër vitesh. E për një shërbim të tillë duhet të qëndrojnë nga dy javë deri në një muaj. Koha e gjatë e qëndrimit shfrytëzohet për të t’u njohur me historinë dhe kulturën e kësaj zone. Muzeu historik i vendosur në qendër është më i vizituari. Ky grup vizitorësh u ndesh dhe me një surprizë të këndshme.

“Nga të mos këndosh për italianët. Kam studiuar, jetuar dhe kënduar në Itali për 13 vjet”, tha solist lirik Gëzim Xhaxhaj.

Me dhjetëra apartamente të reja të ndërtuara pranë qendrës së Lushnjës janë blerë nga italianët, kryesisht mosha e tretë.

“Italianët kanë blerë shumë prona në Shqipëri sidomos në qytetin e Durrësit dhe të Vlorës”, tha udhërrëfyesi i turistëve Eugen Jakupi.

Nuk ka një shifër të saktë të numrit të tyre, por interesi për këto prona ka rritur çmimet e apartamenteve dhe banesave.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›