Droge nga Belgjika e Shqiperia ne Itali Pranga 22 shqiptareve
ROME- Arrinin te siguronin drogen nga Belgjika dhe Shqiperia per ta shperndare ne ne rajone te ndryshme italiane. Pas dy vitesh hetimi Guardia di Financa e Peruxhas thote se ka arritur te shkaterroje dhe te arrestoje 22 shqiptare. Gjithashtu eshte sekuestruar dhe lenda narkotike prej 27 kg kokaine dhe 48 kg mariuane e cila ne treg kap vleren 20 milione e 600 mije eurove. Ne vleren e provave policia ka sekuestruar objekte ne vleren e 11 mije eurove si dhe 600 automjete te cilat trafikantet i perdornin per te shperndare lenden narkotike.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA shkruan se ne operacionin e arrestimeve moren pjese 150 punonjes policie. Per 9 prej te arrestuarve urdherekzekutimi eshte kryer nga interpoli jashte Italise.
Guardia di Finances iu desh nje hetim i mirefillte 2 vjecar per te arritur ne gjurmet e kesaj organizate. U deshen pergjime telefonike dhe ambientale satelite per vendlokalizimin e trafikanteve madje dhe ndjekjen pas te te dyshuarve. I gjithe hetimi eshte kryer nen koordinimin e prokurorise peruxhiane.
Organizata vepronte ne te gjithe tregun italiane dhe kishte rrenjet ne Abruzzo Marche Emilia-Romanja e Lombardi. Mes 22 te arrestuarve 19 prej tyre ishin korriere per te transportuar drogen nga Belgjika dhe Shqiperia ne Itali. Nga hetimet e zhvilluara ne Belgjike eshte zbuluar se ka pasur dhe krime mes organizatave te trafikut te lendes narkotike. Ishte rrembyer i vellai i nje prej anetareve te organizates fajtore pasi nuk kishte paguar nje borxh per marrjen e nje ngarkese te madhe droge.
Po ne Belgjike ne nje bar ne Anversa ndodhi nje tentative vrasjeje e kapos se nje organizate. Ky i fundit u plagos rende me tre plumba.
s.g/ANSA/BalkanWeb