Komisioni i Puneve te Brendshme ne PE miraton propozimin per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare
UPDATE- 49 vota pro dhe 2 kunder kaluan draftin per miratim ne seancen e Parlamentit Evropian
Komisioni per Lirite Civile Drejtesi dhe Punet e Brendshme i Parlamentit Europian ka miratuar sot rezoluten per heqjen e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen. Lajmi behet i ditur nga Ministria e Puneve te Jashtme. Mesohet se diskutoi dhe hodhi sot ne votim rezoluten e eurodeputetes Tanja Fajon qe mori 49 vota lsquopro dhe 2 abstenim. Pas kesaj vote unike ne Komision hapet rruga e votimit te kesaj rezolute per heqjen e vizave brenda vitit 2010 ne Parlamentin Europian e me pas nga ministrat e Brendshem te BE-se.
Ne mbledhjen e paradites se te martes komisioni votoi gjithashtu edhe per opinionin e miratuar nga Komisioni i Jashtem ne te cilin thuhet se ky proces duhet te kryhet sa me shpejt.
Tashme rezoluta pritet te kaloje per votim ne Parlamentit Europian ne seancat e 6 dhe 7 tetorit dhe me pas miratimi final ne 7 dhe 8 nentor nga ministrat e Brendshem te Bashkimit Europian qe do te rekomandoje direkt heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen vendim ky qe hyn ne fuqi ekzekutive maksimumi para Krishtlindjeve ne fund te dhjetorit 2010.