E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat politike Prokuroria kerkon ndihme nga SHISH dhe ILDKP



Artan CENA - Akuzat e shtuara politike mes dy kampeve politike pozite-opozite kane sjelle dhe nje takim mes krereve te tri agjencive me te rendesishme te hetimit. Nje dite me pare prokurorja e Pergjithshme Ina Rama ka pritur ne zyren e saj kreun e Sherbimit Informativ Shteteror Bahri Shaqiri si dhe kreun e ILDKP-se Adriatik Llalla. Takimi eshte konfirmuar zyrtarisht nga zyra e shtypit e institucionit te akuzes. Sipas te dhenave zyrtare takimi mes tre drejtuesve eshte zhvilluar me qellim qe te rritet bashkepunimi mes tre institucioneve. Por burime jozyrtare kane deklaruar se takimi eshte bere qe te zhvillohet nje hetim masiv ne lidhje me akuzat politike per korrupsion ne shume fusha shteterore. Nje nga temat e bisedes ka qene dhe kercenimi me vdekje i ish-ministrit te Ekonomise deputet i LSI-se Dritan Prifti. Ky i fundit gati nje muaj me pare ka bere kallezim ne prokurori per disa e-mail-e te ardhura ne adresen e tij ku kercenohej me vdekje nese nuk jepte shumen prej 1 milion eurosh.
TAKIMI
Kryeprokurorja Ina Rama ka zhvilluar dje nje takim me kreun e SHISH-it Bahri Shaqiri dhe me inspektorin e Pergjithshem te Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive Adriatik Llalla. Sipas njoftimit per shtyp te zyres se Prokurorise se Pergjithshme tre drejtuesit e larte gjate takimit trajtuan edhe probleme qe kane te bejne me ceshtjet me aktuale qe kane lidhje me objektin e punes se ketyre institucioneve dhe qe jane ne fokus te opinionit publik. Njoftimi sqaron me tej se tre drejtuesit e institucioneve te larta shteterore diskutuan per rritjen e bashkepunimit te metejshem midis organeve qe drejtojne. Ne kete kuader shkembimi i informacionit merr nje rendesi te vecante per rritjen e efikasitetit te punes se ketyre institucioneve. Ne takim eshte kerkuar qe te tre institucionet tu pergjigjen me profesionalizem dhe efikasitet ceshtjeve me te cilat perballen ne punen e tyre.
HETIMET
Prokuroria e Pergjithshme prej disa kohesh ka nisur hetimet ne lidhje me akuzat e ndersjella mes deputeteve te opozites dhe pozites. Ishte Partia Socialiste qe fillimisht denoncoi deputetin e LSI-se Dritan Prifti ne lidhje me pasurine e tij prej 1.8 milione eurosh. Me pas erdhen akuzat ne drejtim te deputetes se PD-se Albana Vokshi se bashkejetuesi i saj kishte marre disa hidrocentrale me koncesion. E menjehershme ishte dhe kunderpergjigjja e Vokshit. Ajo e akuzoi kreun e PS-se njekohesisht kryebashkiak i Tiranes Edi Rama per korrupsion me lejet e ndertimit. Ajo tha se bashkejetuesi i saj Arian Tartari kishte dhene ryshfet 20 per qind te lejes se ndertimit qe shkonte ne 100 milione euro per te ndertuar. Por nuk kane perfunduar ketu akuzat. PS-ja akuzoi dhe ministren Majlinda Bregu se bashkeshorti i saj ka marre hidrocentrale me koncesion. Gjithsesi akuzat e perditshme te dy paleve bene qe prokuroria te nise hetimet dhe te marre deshmine e emrave te permendur.

Hetimet e Prokurorise
Prokuroria se Tiranes ka nisur nje hetim kryesisht per te vertetuar mbi faktet e bera publike nga dy kampet politike per korrupsion dhe perfshirje ne afera te dyshimta. Hetuesit e Task-Forces ne Prokurorine e Tiranes thirren bashkejetuesin e deputetes Albana Vokshi per te dhene deshmine e tij ne lidhje me akuzat e ngritura nga opozita per afera korruptive me lejet e ndertimit dhe koncesionet e HEC-eve. Ai ndenji me shume se 4 ore ne prokurori duke dhene shpjegime ne lidhje me akuzat e bera. Ne Prokurorine e Tiranes jane marre ne pyetje edhe dy biznesmene te cilet jane aksionere ne kompanine Vizion Construksion. Biznesmeni shqiptaro-maqedonas Ylber Cami dhe Kujtim Hasa u thirren ne cilesine e personit qe mund te kete dijeni per akuzat qe deputetja Albana Vokshi ka ngritur ndaj kreut te Bashkise se Tiranes Edi Rama se ka dhene leje ndertimi kundrejt ryshfetit. Gjithashtu dhe bashkepunetori i Tartarit Rrahman Selmanllari ka dhene shpjegime ne lidhje me akuzat e ngritura.

Deponimet e dy deputeteve
Prokuroria ka thirrur ne zyrat e saj deputetet Albana Vokshi dhe Erion Brace. Task-Forca e Prokurorise se Tiranes po thellon hetimet per te zbuluar nese ka apo jo afera korrupsioni dhe abuzim me detyren per qellime perfitimi. Akuzat e opozites per Vokshin vijne per fshehje te pasurise perfitim te lejeve koncesionare dhe favorizim ne procedurat tenderuese per deputeten dhe personin me te cilin ajo bashkejeton. Burime nga Prokuroria deklaruan se ne listen e deshmitareve do te pyeten edhe persona te tjere te cilet kane dijeni mbi kete ceshtje deputetet socialiste qe jane shprehur per akuzat ministri Dritan Prifti dhe deputetet e maxhorances qe kane kunderakuzuar kreun socialist Edi Rama per lejet e ndertimit.

Akuzat e PS-se
Partia Socialiste i ka nisur qe prej me shume se dy muajsh akuzat ndaj deputetes Vokshi per fshehje pasurie pasi nuk kishte perfshire ne deklarim licencat koncesionare qe Arian Tartari ka perfituar. Me tej opozita publikoi dokumente qe denonconin 6 koncesionet per ndertimin e HEC-eve mbi lumin Kardhiq te cilat u jane dhene kompanive me te njejtin pronar Arian Tartari personi me te cilin bashkejeton deputetja Albana Vokshi. Ministri i Energjetikes Dritan Prifti pranoi se hidrocentralet jane gjashte por ato nuk i jane dhene vetem Arian Tartarit por nje konsorciumi prej kater firmash. Ndersa socialistet deklaruan se tre prej tyre kane pronar pikerisht personin qe ata akuzojne.

Kercenimet ndaj Dritan Priftit
Vetem nje dite pasi la detyren e tij si minister Dritan Prifti beri publike se ishte kercenuar me jete. Duam nje milion euro. Nese nuk paguan do te te vrasim familjen. Kjo eshte permbajtja e nje e-mail-i kercenues qe ka mberritur ne posten elektronike te ministrit ne ikje te Ekonomise Dritan Prifti. Persona te paidentifikuar i kane derguar deputetit te LSI-se dy e-mail-e kercenuese dhe shantazhuese duke i kerkuar edhe shumen e majme. Kallezimi eshte regjistruar dy jave me pare ne Prokurorine e Krimeve te Renda ne Tirane e cila ka filluar nje hetim te plote te ketyre fakteve. Grupi hetimor drejtohet nga prokurori Besnik Muci i cili ka urdheruar Policine Gjyqesore te kryeje nje sere procedurash. Fillimisht jane marre deklarimet e deputetit te qarkut te Fierit i cili i ka servirur organit te prokurorise edhe provat materiale madje i ka printuar e-mail-et duke ia servirur akuzes.

28 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›