E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ Jo referendumit per rinumerimin e fleteve te 28 qershorit

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ rrezoi sot kerkesen per zhvillimin e nje referendumi per rinumerimin ose jo te fleteve te votimit te zgjedhjeve te kaluara te 28 qershorit 2009.

Kater anetare te Komisionit Qendror Zgjedhor votuan kunder kundrejt 2 votave pro referendumit. Sipas KQZ kerkesa e dorezuar nga nje grup qytetaresh nga Tirana eshte e pambeshtetur ne ligj.

Ne kerkesen e tyre argumentonin se nje referendum i tille do ti jepte fund krizes politike si nje ceshtje e nje rendesie te vecante per vendin.

Ne kerkese firmetaret shtronin tri pyetje qe qytetaret ne referendum duhet ti pergjigjen me PO ose JO. Pyetjet ne fjale lidhen me rinumerimin e fleteve te votimit te zgjedhjeve parlamentare te 2009-e dhe nese ky rinumerim duhet te behet nga shoqeria civile apo nga KQZ.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›