E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Gara’, Olldashi në Peshkopi: Koalicioni i i prillit, ktheu partinë e punës

TIRANË- Kandidati për postin e Kryetarit të PD-së, Sokol Olldashi, prezantoi në Peshkopi platformën e tij për drejtimin e partisë më të madhe të së djathtës në vend.

Në njoftimin për mediat bëhet e ditur se Olldashi zhvilloi takime me anëtarë dhe simpatizantë në Peshkopi, Maqellarë, Burrel, Bulqizë dhe në Klos.

Nga Peshkopia, Olldashi akuzoi Ramën për politikë destruktive, që me konfigurimin e ri në Parlament, rrezikon ta kthejë këtë institucion në një qeli paraburgimi.

Ai tha se në listën e deputetëve të PS-së janë 30 deputetë me precedente penale dhe se koalicioni “Rama-Meta" i 1 prillit, ktheu Partinë e Punës.

Në referencë të paketës për ristrukturimin e PD-së, Olldashi kërkoi kthimin e aktivistëve të Partisë në një institucion të mirfilltë, duke sjellë në vemendje se gjatë qëndrimit në maxhoracë PD zbehu lidhjen me militantët.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›