E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Droni bie pranë Moskës, zyrtarët rusë: Është sulm i Ukrainës. Kievi mohon akuzat: Putini tani do ketë frikë të dalë në publik

Një dron është rrëzuar në Rusinë Jugore në atë që autoritetet ruse e kanë cilësuar si një tentativë për të goditur infrastrukturën civile.

Guvernatori Andrei Vorobyov ka bërë të ditur lajmin. Ndërsa Ukraina nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për sulmet që ndodhin brenda Rusisë.

“Objektivi i dronit ka dashur të shenjëstrojë objekte të infrastrukturës civile, por nuk ka pasur dëme. Deri më tani nuk raportohet për viktima. FSB (shërbimi rus i sigurisë) dhe autoritetet e tjera kompetente po kryejnë hetimet e rastit”, shtoi ai.

Imazhet e shpërndara nga mediat tregojnë një dron të dëmtuar në një fushë të mbuluar me dëborë.

Pamja e dronit përputhet me atë të UJ-22 Airborne, produkt i prodhuesit ukrainas “Ukrjet”. Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të punëve të brendshme të Ukrainës, postoi një foto të dronit në Twitter, transmeton BBC. 

“Është më shumë se 500 km larg kufirit rus me Ukrainën. Së shpejti Putini mund të ketë shumë frikë të shfaqet në publik pasi dronët mund të arrijnë distanca të largëta” shkroi ai krahas fotos.

Nëse Ukraina do të ishte pas dronit Kolomna, do të ishte sulmi më i afërt me dron në kryeqytet që kur Rusia pushtoi Ukrainën më shumë se një vit më parë.

Kjo erdhi pasi Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kishin rrëzuar dy dronë ukrainas në Rusinë Jugore.

Moska akuzoi Kievin se po përpiqet të përdorë dronët “për të sulmuar civilët në rajonin e Krasnodarit dhe Republikën Adygea”, duke shtuar se ato “u neutralizuan menjëherë”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›