Eliza Dushku mbërrin në Tiranë, promovon turizmin
TIRANË- Aktorja e njohur shqiptare e Hollivudit, Eliza Dushku, mbërriti sot në Shqipëri, në kuadër të një dokumentari që do të zhvillojë për të promovuar vlerat artistike, kulturore dhe turistike të Shqipërisë.
Ajo u prit sot në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Rinas nga nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, e cila theksoi se aktorja ka ardhur për të promovuar vlerat social-kulturore të Shqipërisë, për të parë disa nga qytetet kryesore për rreth 10 ditë.
Tabaku tha se "aktorja Eliza Dushku do të takohet nesër me kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha, do të vizitojë disa nga qendrat tregtare të Tiranës e më pas do të ketë një udhëtim turistik në Durrës, Berat, Korçë, Krujë e Vlorë për të bërë një promovim sa më të mirë të Shqipërisë".
"Po bashkëpunojmë me producentë nga "Lonely Planet” apo "Travel Channel", sepse duam të përgatisim diçka që të tregojë se sa e mahnitshme është Shqipëria. Gjithashtu s’kam pasur kurrë mundësi të shkoj në Korçë, nga e cila është babai im", tha Dushku.
Dushku firmosi gjatë mbërritjes në aeroport kërkesën e saj për të pasur pasaportë shqiptare, duke qenë kështu edhe zyrtarisht një shtetase shqiptare.
Dushku u bë e njohur me rolin Faith në TV në serinë “Buffy” dhe nga TV seria Angel.
(m.a/BalkanWeb)