Milan nis festën në Pekin, mund Interin në derbi
PEKIN- Trofeu i parë i këtij sezoni, Superkupa e Italisë shkon për kuqezinjtë e Milanit, të cilët mundën 2-1 Interin në derbin e Pekinit.
Në pjesën e parë të lojës zikaltërit luajtën me mirë, duke e mbyllur atë në avantazh me një gol të Shnajder.
Ndërsa pjesa e dytë foli për kuqezinjtë. Skuadra e Alegrit, u transformua duke ndryshuar edhe rezultatin falë Ibrahimovic e Boateng, të cilët i dhanë Milanit fitoren.
Ibrahimovic shënoi golin e barazimit në minutën e 60’, ndërsa vetëm 9 minuta më vonë, shoku i tij i skuadrës Boateng vulosi rezultatin në 2 me 1 në favor të kuqezinjve. Ndërsa për Interin shënoi Shnajder në minutën e 20’.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Milan nis festën në Pekin, mund Interin në derbi