Apple pushton tregun e telefonave
Apple Inc. dhe Samsung Electronics co, kalojnë në majë të listës së prodhuesve të telefonave, duke fituar terren nga Nokia Corp. dhe BlackBarry.
Samsung-u korean ka bërë një hap gjigant, nga numri 4 në fillim të vitit në numrin 2 të listës sot, me nxjerrjen në treg të Samsung Galaxy. Galaxy që xhiron Android, programin e Google për smartfona, ka shitur 17,3 milion kopje në tremujorin e dytë të vitit dhe 10.8 në tremujorin e parë.
Apple kryeson në vendin e parë duke marrë pozicionin e Nokia në treg, me shitjen e 20.3 milion iPhone tremujorin e dytë dhe 18.7 milion tremujorin e parë. Kolosi finlandez Nokia, pozicionohet në vendin e tret.
Rekordet e Apple vinë një vit pasi nxori në treg iPhone 4, por vazhdojnë edhe shitjet e modelit më të vjetër iPhone 3GS.
Nokia ka shitur 16.7 milion telefona tremujorin e dytë, një rënie e madhe në krahasim me të parin ku shiti 24.2 milion.
(a.h/BalkanWeb)