E Diel, 1 Nëntor 2026

Dropullitet denojne djegien e kurorave ne memorialin per ushtaret greke

Ceshtja Boboshtice Minoritaret te ndare per shkaqet. Nje pjese mendon per imazhin e Greqise tjetra per kryepeshkopin Janullatos

Per mungese informacioni apo per mungese deshire per te komunikuar me mediat ne gjuhen shqipe minoriteti dropullit nuk ka shume informacione per episode dhe ngjarje te bujshme qe lidhen me etnitetin nacionalizmin dhe marredheniet mes Shqiperise dhe Greqise. Keshtu ndodh edhe keto dite me ngjarjet dhe polemikat lidhur me skandalin e varreve te fshatit Boboshtice te Korces. Kur i pyet dropullitet per ngjarjen e fundtetorit opinionet e tyre lidhen vetem me momentin kur pasi u vune kurorat ne memorialin e improvizuar ne diten e festes se Jo-se qe shenon fillimin e luftes italo-greke dikush shkoi dhe i dogji kurorat e vendosura aty. Nuk di te them shume per ngjarjet e ndodhura ne Boboshtice te Korces se nuk shikoj televizionet e Tiranes ndjek me shume ato te Athines por nga ato lajme qe kam ndjekur ne kanalet televizive greke per mua nuk eshte normale qe te digjen kurorat e vendosura ne nderim dhe kujtim te luftetareve te lirise qe luftuan fashizmin nje e keqe e te dy popujve thote 70-vjecari J.Q. nga fshati Zervat i Komunes se Dropullit te Siperm. Pak a shume ne kete linje jane edhe opinionet e disa banoreve te Vriserase te cilet ndalen vetem tek episodi i kurorave dhe nuk prononcohen ndaj faktit nese ndertimi i ketij memoriali ne kete menyre eshte i pranueshem normal apo i paligjshem. Ngjarje te ketij lloji qe trazojne ujerat mes shqiptareve dhe grekeve nga njerezit e thjeshte ne Dropull kalohen pergjithesisht me qetesi pasi dropullitet jane njerez te qete realiste dhe paqesore megjithate pesha e opinioneve te tyre ne keto raste anon me se shumti ne perkrahje te qendrimeve te qeverise greke dhe te forcave politike qe perfaqesojne kete minoritet ne Shqiperi. Edhe ne rastin konkret te ngjarjeve te Boboshtices opinionet e tyre jane teresisht ne favor te pales greke por opinionet e te pyeturve rreth ketyre ngjarjeve ndahen ne dy grupe kur eshte fjala per te percaktuar qellimet qe sipas tyre ka prapa ketij episodi. Opinioni i njerit grup eshte se keto ngjarje organizohen dhe instrumentalizohen nga grupe nacionaliste shqiptare dhe kane per qellim uljen e imazhit te Greqise para syve te shqiptareve dhe te faktorit nderkombetar. Grupi tjeter i minoritareve grek te kontaktuar dje nga ana jone mendon se ngjarje te tilla tentojne te zbehin figuren e kryepeshkopit Anastas Janullatos te godasin mbi personalitetin dhe popullaritetin e tij te besimtaret ortodokse. Kemi te bejme me nje show mediatik te nxitur nga njerez qe duan te mbajne pezull nje atmosfere urrejtjeje mes dy popujve por sidoqofte dy jane qellimet e kesaj fushate mediatike antigreke qe nisi ne varrezat e fshatit Boboshtice se pari te zbehet imazhi i Greqise ne syte e shqiptareve dhe se dyti te goditet personaliteti dhe popullariteti i kryepeshkopit Janullatos thote per gazeten Shqip Xh.K. gazetari dhe analisti i nje prej 3-4 gazetave ne gjuhen greke qe shtypen ne Greqi dhe shperndahen falas ne gjirin e komunitetit greqishtfoles ne Shqiperi. Opinionet rreth ceshtjes Boboshtice nga banoret e zones ku jeton minoriteti grek ne Gjirokaster lidhen edhe me fatin e muratorit nga Polena Alqi Koroveshi qe akuzohet se hodhi beton mbi varrezat e fshatit per te ndertuar shkallet dhe piedestalin. Kur pretendojme se do integrohemi dhe do shkojme ne Europe si mund te arrestohet nje njeri qe hodhi pese lopata me cimento per te ngritur nje veper ne nderim dhe kujtim te atyre qe luftuan fashizmin te cilin e luftoi e gjithe Europa- pyet nje mesues nga fshati Dervician i Dropullit te Poshtem. Megjithate shumica e dropulliteve kur eshte fjala per ngjarje te tipit Boboshtica apo Kosina nuk deshirojne te shprehen me opinione pergjithesisht i kalojne ato pa shume komente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›