Listat e zgjedhesve qeveria bllokon bashkite
Rreth gjashte muaj perpara zhvillimit te zgjedhjeve lokale te 8 majit 2011 problemet me listat e zgjedhesve nisin te artikulohen nga dy selite e partive te medha. Duke lene forcat politike ne debatin e tyre e shtuna ndonese dite pushimi i ka gjetur disa nga minibashkite e Tiranes ne krye te detyres ne plotesimin e listave. Minibashkite e Tiranes por edhe bashkite ne 12 qarqe e kane te veshtire te japin statistika te qarta pasi me sistemin e ri elektronik regjistri kombetar i gjendjes civile kontrollohet vetem nga pushteti ekzekutiv. Ne rast se nje qytetar i thjeshte do te interesohet per numrin total te banoreve ne nje minibashki apo bashki te madhe do ta kete te pamundur te marre nje pergjigje te sakte. Duket se pushteti ekzekutiv ka lene ne kompetence te bashkive te shperndaje vetem certifikata elektronike dhe te mos kete akses me teper. Minibashkite apo bashkite e ndryshme te vendit kane si kompetence vetem te japin certifikata elektronike por ky sistem i pengon ata te japin nje statistike te sakte sesa eshte numri total i banoreve. Kete kompetence e ka vetem Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile e cila ende nuk ka dhene nje pergjigje te prere lidhur me kete ceshtje por ne menyre indirekte eshte pergjigjur nepermjet Ministrise se Brendshme. Regjistri kombetar i gjendjes civile kontrollohet vetem nga qeveria dhe pushteti lokal nuk mundet dot te depertoje ne sistem per te pare dhe kuptuar numrin e banoreve apo votuesve rreth gjashte muaj perpara zgjedhjeve lokale. Vlen te theksohet se e gjithe kjo beteje e listave te zgjedhesve eshte fokusuar ne Tirane. Qe prej 1 janarit 2010 drejtuesit e pushtetit lokal nuk kane akses te drejtperdrejte ne numrin e pergjithshem te zonave qe kane nen administrim. Asnje nga drejtuesit e njesive vendore ne vend nuk mund te nxjerre te dhena te permbledhura ne lidhje me hyrjet daljet lindjet dhe vdekjet e popullsise ne ate cfare ndodh ne zonen e tij sepse ligji per gjendjen civile e pengon kete. Ky ligj i miratuar nga mazhoranca pak dite perpara fillimit te fushates zgjedhore te vitit te shkuar parashikon ne menyre te qarte se te dhenat e permbledhura te njesive vendore jepen vetem nga drejtori i Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile. Ne nenin 3 te ligjit te miratuar nga Kuvendi ne daten 11 maj te vitit 2009 te dhenat merren vetem me autorizimin e ketij institucioni qe ka varesi te drejtperdrejte nga Ministria e Brendshme. Drejtori i Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile autorizon dhenien e te dhenave te kerkuara prej institucioneve dhe organeve te ndryshme ne perputhje me permbledhesen e miratuar prej tij dhe komisionerit te te dhenave personale theksohet ne ligjin ne daten 25 maj te vitit te shkuar. Por ndalimi i se drejtes per te pare ne nje tablo te plote levizjet ne popullsine e zonave qe kane ne administrim eshte kthyer ne nje problem kryesisht per drejtuesit socialiste te njesive vendore ne te gjithe vendin.
Shqetesimi i opozitesNe shkelje te plote te te gjitha afateve ligjore Ministria e Brendshme nuk ka perpunuar informacionin per ndarjen e re te qendrave te votimit. Socialistet kane kerkuar ndihmen e OSBE-se per te monitoruar kete proces. Nuk ka asnje transparence per levizjen e zgjedhesve nga njesia ne njesi. OSBE nuk mund te heshte me per kete ceshtje dhe as te mjaftohet me me perseritjen e recetes se vjeter zgjedhore. Nuk ka asnje efekt cudiberes qe garanton procesin zgjedhor. I jam ankuar OSBE te garantoje transparencen e domosdoshme per nje projekt qe rrezikon te keqperdoret nga Lulzim Basha dhe Ferdinand Pone per te manipuluar procesin zgjedhor tha nje dite me pare shefi i opozites Edi Rama. Problemet e shtruara nga socialistet jane thuajse identike me ato te pragzgjedhjeve te 28 qershorit dhe apeli i opozites mbetet po ai manipulimi elektoral po vihet ne zbatim permes mekanizmave te sterholluar nga zyrat e qeverise.
Reagimi i mazhorancesMazhoranca pretendon nga ana tjeter se nese ka probleme atehere vonesat do te ishin per shkak te punes jo te mire te ndonje kryetari. Ministria e Brendshme ne menyre zyrtare ka bere me dije se eshte duke punuar mbi informacionin e ardhur nga te gjitha njesite vendore. Cdo qytetar shqiptar e di fare mire qe sipas ligjit jane kryetaret e bashkive dhe komunave dhe jo Ministria e Brendshme qe hartojne dhe perditesojne listat zgjedhore. Ne perputhje me Kodin Zgjedhor listat paraprake kane qene te gatshme ne sistemin elektronik te Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile qe prej dates 24 shtator 2010. Sipas nenit 49 te Kodit Zgjedhor kryetaret e bashkive dhe komunave brenda dates 26 tetor 2010 duhet te publikonin listat e perditesuara paraprake per cdo qender votimi ka sqaruar zevendesministri i Brendshem Ferdinand Poni.