Omonia Nuk demtuam varrezat e Boboshtices

Organizata minoritare Omonia e Korces pranon publikisht kryerjen e punimeve mbi varrezen e vjeter te fshatit Boboshtice. Por sipas Omonias punimet jane kryer pa bere germime mbi varrezat e vjetra. Duke hedhur poshte dhunimin e varreve Omonia ka dale me nje reagim zyrtar per here te pare pas publikimit te skandalitper ngritjen e memorialit te ushtareve greke. Ka qene kryetari i Omonias te Korces Naum Disho qe ka dale ne nje komunikim per mediat duke deklaruar se ky memorial eshte ndertuar ne vitin 1996. Disho ka pranuar publikisht se jane kryer punime te cilat kane nisur rreth nje muaj me pare por ai ka hedhur poshte akuzat per dhunimin e varrezes.Disho eshte shprehur ne deklarate sejane kryer punime per pastrimin e parceles dhe per ndertimin e platformes dhe nje rrugice betoni por sipas tij gjate ndertimit nuk jane kryer germime ne territorin e varrezes. Edhe pse tingellon paradoksale qe ndertimi prej betoni te jete bere pa germuar ne pjesen e varrezes dhe te rruges vete Disho ka theksuar se nuk jane bere germime. Ai nuk ka sqaruar se cfare pastrimi eshte bere ne parcele dhe ne rast se ka pasur eshtra. Kreu i Omonias ka mohuar ne deklaraten e tij daljen e eshtrave ne siperfaqe duke e quajtur kete nje produkt te medias dhe individeve tendencioze. Dua te sqaroj opinionin publik lidhur me zhurmen mediatike mbi ngjarjen e fundit te ndodhur ne varrezate fshatit Boboshtice ku ndodhet edhe memoriali i ushtareve greke te rene ne luften italo-greke. Memoriali eshte ndertuar ne vitin 1996 me pelqimin dhe perkrahjen e banoreve te ketij fshati dhe para nje muaji jane bere disa punime pastrimi parcelash ndertimi i nje platforme dhe nje rrugice mes tyre dhe ju theksoj se nuk eshte bere asnje germim. Pamje vizive te eshtrave te shfaqura nga ndonje kanal televiziv jane nje improvizim dashakeq individesh tendencioze te cilat synojne cenimin dhe prishjen e marredhenieve te mira mes komuniteteve ne rajonin e Korces. Cdo investim qe prej vitit 1996 eshte kryer duke respektuar parimet humane dhe fetare e mbi te gjitha paraardhesit tane ka deklaruar Naum Disho ne cilesine e kryetarit te organizates Omonia. Nderkohe kreu i organizates minoritare ka denuar djegien e kurorave te vendosura ne nderim te ushtareve greke. Omonia ka shprehur indinjaten per kete akt duke e cilesuar si veprime te qellimta qe cenojne marredheniet e mira mes dy vendeve. Organizata lsquoOmonia denon me force djegien e kurorave nga persona ende te paidentifikuar te vendosura ne nder te ketyre te reneve te luftes antifashiste. Veprime te tilla te qellimta dhe te dyshimta demtojne marredheniet e fqinjesise se mire shqiptaro-greke u shpreh Disho ne deklaraten e tij. Kryetari i Omonias nuk ka pranuar tu pergjigjet pyetjeve te gazetareve lidhur me dhunimin e varrezes dhe se nga kush eshte kryer investimi. Pak dite me pare Prokuroria e Korces nisi hetimet per vepren penale te dhunimit te varrezave veper e cila denohet me ligj nga gjobe deri ne 5 vjet heqje lirie. Nga ana e organit te akuzes u ngrit nje grup i zgjeruar hetimor por ceshtja nisi pas djegies se kurorave te vendosura ne memorial dhe ne nje kohe qe eshtrat ishin larguar nga siperfaqja e varrezes. Nen hetim jane perfshire perfaqesues te Omonias punetori qe kreu punime mbi varreze Alqi Koroveshi deshmitare dhe banore te fshatit Boboshtice.