Nota negative per statusin pergjegjesi e PS
Qendrimet e Doris Pack ne Tirane ku amendamenti i saj per krizen u koagulua me voten socialiste duket te kete qene nje rast i izoluar. Ne nje interviste per Tv Klan dhene para mberritjes ne Tirane eurodeputetja e Parlamentit Europian ka permbysur interpretimin e krijuar dy ditet e fundit duke ridale ne skene me nje qendrim te forte ne krah te se djathtes shqiptare. Asnje nuk mund te me akuzoje mua se jam e njeanshme. Zgjedhjet e fundit kane qene me te mirat. Kjo u njoh nga ODIHR-i. Por sapo qeveria u krijua lideri i opozites nisi kontestimin e zgjedhjeve. Me lejoni qe tju rikujtoj se Kodin qe ata qahen tani e kane bere vete. Zgjedhjet lokale jane ne maj dhe kam pare se qeveria eshte e gatshme qe te marre ne konsiderate cfaredolloj goje qe ata te propozojne tha ajo. Keshtu neutraliteti i Pack eshte rikonfirmuar thuajse ne ato terma qe jane te njohura per opinionin shqiptar. Per me shume eurodeputetja ne fjale si njohese e mire e Shqiperise nuk ka munguar qe te beje thirrje per zgjidhje te situates per te cilen ajo u shpreh se qeveria ka bere ate qe ka mundur. Pergjegjesia sipas saj shkon kryesisht tek opozita qe ne veshtrimin e Pack po penalizon Shqiperine. Brukseli nuk mund tju kuptoje une po sepse merrem me Shqiperine. Kur e shohin kete klime konfliktuale ata thone qe ky vend nuk meriton statusin e vendit kandidat. Une per kete fajesoj kryesisht opoziten shqiptare. Shpresoj se deputetet e arsyeshem e PS do te bindin kreun e tyre se zgjedhjet jane te pranueshme deklaroi Pack.