E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi-grevat grekë e turistë mbeten pa karburant

ATHINë- Mijëra grekë dhe turistë të huaj u përballën sot me një mungesë të karburantit për shkak të një greve gjashtë ditore nga shoferët e kamionëve që ka prekur rëndë stacionet e shërbimit në pikun e sezonit turistik.
Mijëra udhëtarë janë bllokuar nga greva dhe anulimet e rezervimeve janë shtuar.
Qeveria do të mobilizojë automjetet ushtarake për të zëvendësuar furnizimin me karburant që është bllokuar për shkak të grevës.
Qeveria greke bëri të ditur pas një mbledhjeje se makinat e ushtrisë dhe anijet e këtij sektori do t’u sigurojnë karburantin sektorëve kyç.
"Forcat e armatosura me mjetet e tyre kanë filluar të furnizojnë sektorët kyç si aeroportet, impiantet elektrike dhe spitalet", theksoi në një komunikatë të qeveria greke.

(d.b/AFP/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›