Drucas për vizitë në Ballkan, Maqedonia e anashkaluar
ATHINE- Zëvendësministri grek i Punëve të Jashtme, Dimitris Drucas, nis sot turneun nëpër disa vende ballkanike, por nga agjenda është përjashtuar Maqedonia
Diplomati, siç është paralajmëruar do t`i vizitojë Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën e Hercegovinën dhe Shqipërinë, ndërsa qëllimi i vizitave është koordinimi i angazhimeve të këtyre vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2014.
“Ballkani është prioritet kryesor për politikën e jashtme greke”, bëhet e ditur në kumtesën e Kabinetit të Drucasit.
Ndonëse Athina vazhdimisht thekson se i mbështetë aspiratat evropiane të Maqedonisë dhe të Turqisë, këto dy vende nuk janë në agjendën për vizitën në vendet ballkanike të Drucasit, shkruan agjencia e lajmeve maqedonase makfax..
(s.g/balkanWeb)