E Martë, 3 Nëntor 2026

Drutë e dimrit në Kukës/ Banorët vështirësi për t’i siguruar, ankohen për çmimin

5000 lekë të reja është çmimi i drurëve për metër kub ose me shumë. Një lëndë djegëse e rëndësishme për ngrohje, që siç e cilësojnë banorët e Kukësit pa të nuk mund të kalojnë dimrin. Një pjesë e mirë, tashmë kanë arritur ta sigurojnë e të tjerë qytetarë janë në pritje, kjo për shkak të pamundësive ekonomike.

“Po, shtrenjtë i kemi marrë, nga 50-60 mijë lekë ka shkuar për metër kub”, tha një banor.

Më të lehtë gjetjen e lëndës drusore e kanë banorët që jetojnë në njësitë administrative.

”Çdo vit jemi munduar për ti marrë në verë, por tani problemet ekonomike, shtrenjtimi i druve na kanë detyruar të mendojmë”, tha një banor.

Mungesa prej thuajse 3 vitesh e një pike shitjeje për lëndën drusore në Kukës mbetet shqetësuese për blerësit.

”Ka qenë fusha e druve paguaje lekët ti sillni drutë në shtëpi”, tha një tjetër banor.

Në Kukës, një zonë malore për banorët në prag të dimrit kryesore mbetet sigurimi i ngrohjes për të paktën 4 muaj ose më shumë.

Gazetare: Sh. Elezaj

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›