E Martë, 3 Nëntor 2026

Fshati Shemri kërkon ndihmë/ Avdi Sinani, i moshuari që nuk flet dhe dëgjon, pa pension

Të gjithë dhimbjen e tij e shpreh vetëm përmes lotëve. Ky është Avdi Sinani. Ai nuk flet dhe as nuk dëgjon që prej ditës që ka lindur. Me një jetë të vuajtur për shkak të kushteve shëndetësore, as vuajtjet jetësore nuk i janë ndarë.  Ai është i vetëm në këtë botë.

“Kushtet po i shihni vet, ky është invalid i lindur, është në moshë, është pa përkrahje, pa mbështetjet”, thotë një banor i fshatit.

Prej vitesh jeton në varfëri ekstreme dhe endet në rrugët e fshatit Shemri, në Kukës.

70 vjeçari, i njohur si Dini nga fshati Mgull në Kukës, prej 4 vitesh po strehohet në një dhomë të zbrazët , ku ka vetëm një shtrat dhe një kalorifer për të përballuar dimrin e ashpër.

Në ndihmë i vijnë banorët e fshatit. Dikush i jep për të ngrënë e dikush tjetër i ofron kushtet për tu larë.

“Ja kemi lëshuar këtë dhomë për ta ndihmuar, nuk ka ndihmë, vetëm çfarë i falin për të blerë”, thotë një banore.

Ata thonë se Dini, nuk merr pension invaliditeti dhe luten që shteti ti vij në ndihmë.

“Me i dhënë ndihmë nga shteti për ta çuar në azil nuk ka njerëz as familje, është i vetëm”, thotë një banore tjetër.

Po deri ku mund të shkojë kjo bujari e banorëve, ndërsa shëndeti i Dinit dhe mosha e thyer kërkojnë vëmendje.

Gazetare Sh. Elezaj

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›